Raimonda Bulku ndan foton e rrallë me operatorin e Kinostudios: Mik i mirë në të gjitha kohët!
Raimonda Bulku është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.
Ajo vazhdimisht zgjedh që në rrjetin e saj social Instagram të kthehet pas në kohë dhe të ndajë me ndjekësit e saj, të cilët aq shumë e duan, momente shumë të bukura nga e kaluara.
Së fundmi aktorja ka publikuar një fotografi, realizuar gjatë xhirimeve të një nga filmave që ajo ka marrë pjesë, me një nga operatorët e Kinostudios Ilia Terpini.
Një foto shumë e bukur e realizuar në borë teksa ata ndodhen sipër një makinë të bukur të atyre kohërave.
“1976 Dardhë me Ilia Terpinin, operatorin e mrekullueshëm të Kinostudios dhe një mik i mirë në të gjitha kohët!!!
Të kujtoj me respekt gjithmonë!!!”, ka shkuar Raimonda Bulku krah postimit.
Rajmonda Bulku përveç talentit gjithmonë ka spikatur edhe për bukurinë që e karakterizon.
Ajo ndau dhe disa nga kopertinat e revistave që ka qenë pjesë, dhe duhet thënë që hijshmëria e saj është mbresëlënëse.
“Si ka ndryshuar koha e cilësia e gjërave. Foto të thjeshta pa nderhyrje, tani filtrat bëjnë çudira”, shkruante aktorja, duke vënë në dukje se ndryshe nga më parë, sot me anë të filtrave të gjithë mund të realizojnë fotografi të bukura.
Duhet thënë që Rajmonda Bulku, ka qenë dhe mbetet një nga yjet e rrallë të kinematografisë shqiptare. Vitet kanë ndalur për të!