13 Dhjetor, 2024

Po çfarë artista janë këta rrugeçërit e sotëm?

 Po çfarë artista janë këta rrugeçërit e sotëm?

Nga Altin Dangëllia

Ditët e fundit, Shqipëria është shokuar nga disa ngjarje, që për protagonistë kanë pasur disa “artistë”, me emra të çuditshëm si Noizy, Stresi etj.

Sot ata janë dy nga këngëtarët më të famshëm në Shqipëri, por nëse dëgjon këngët e tyre, të vjen keq për kohën në të cilën jetojmë.

Dhe si të mos mjaftonte kjo gjë, ata janë protagonistë dhe të sherreve dhe rrahjeve barbare, duke tentuar edhe t’ju marrin jetën kundërshtarëve të tyre.

Nuk mjaftojnë këta, por edhe femrat, ato që na i shfaqin përditë nëpër ekrane, kanë nisur e rrahin barbarisht njëra-tjetrën.

Dhe pse? Për dashnorët e për burrat e njëra-tjetrës.

Këta janë artistët dhe personazhet publikë të ditëve tona.

Fatkeqësisht.

Dhe tani krahasojini pak me artistët tanë të mëdhenj të para viteve ’90.

Ata artistë që janë harruar nga shteti dhe më keq akoma, që duan dhe t’i fshijnë fare nga historia, me kërkesa qesharake për ndalimin e filmave të tyre, se paska pasur propagandë.

Por pse nuk flet njeri për këtë artistët e sotëm, që kanë helmuar brezin e ri me perversitete, por doni ndalimin e filmave dhe artit “komunist”?

Ju qofshi! (Aktorët shqiptarë)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *