4 Dhjetor, 2024

“Nuk vjen më në Shqipëri Zef Deda”- Cekja i Beratit shpërthen në lot

 “Nuk vjen më në Shqipëri Zef Deda”- Cekja i Beratit shpërthen në lot

Cekja i Beratit është një nga aktorët e humorit, i cili ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Zef Dedës.

Në një prononcim për News24, Sejfulla Myftari thotë se me Zef Dedën ka shumë kujtime të bukura, ndërsa thotë se “nuk vjen më një aktor si Zef Deda”.

Mes lotësh ai kujton edhe momentet me te bukura qe kane kaluar se bashku ne skene.

“Kam kujtime të mrekullueshme, e kam pasur shumë shok dhe mik. Është humbje e madhe për humorin shqiptar.

Më vjen shumë keq, nuk mundet të flas dot më!

Që në vitin ‘73 njiheshim bashkë, kemi qenë shokë!

Kujtoj ato që kemi luajtur. Kur u liruam nga ushtria kemi pasur hyrje dalje, ishte aktor i mrekullueshëm.

E dija që ishte i sëmurë, por jo që ishte në këtë gjendje.

Një humbje e madhe për humorin shqiptar, një aktor i mrekullueshëm

Nuk vjen  më Zef Deda në Shqipëri”, shprehet Cekja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *