Nuk flisnin prej 20 vitesh, aktori shkodran: Zef Deda kërkoi të më takojë dy javë para se të ndërronte jetë, më mbeti peng
Aktori Sandër Ruçi ishte këtë të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për marrëdhënien e tij me aktorin e madh Zef Deda.
Ai tha se kishte 20 vite pa e takuar aktorin e madh, madje edhe kur kanë dalë përballë nuk janë përshëndetur, pavarësisht se sipas tij, vetëm ai e ka ditur se çfarë ka mbajtur në zemër.
Sipas tij aktori Zef Deda ka kërkuar ta takonte para se të ndërronte jetë, por kjo nuk i është bërë e ditur në kohën e duhur.
“Nuk e kam takuar, por edhe kur e kam takuar qoftë edhe ballazi, nuk e kam përshëndetur. Unë e di se çfarë kam mbajtur në zemër.
Në një bashkëbisedim që kam bërë me gruan në Amerikë, e cila kishte rënë në kontakt me Rozin, ajo më tha se Zefi më kishte përmendur dy javë para, më kishte kërkuar dy javë para.
Në këtë rast fajin e ka Rozi, se nëse më ka kërkuar, kërkesa e këtij personi i cili e di se po shkon në botën tjetër, është si detyra e priftit. Duhet të më kishin thënë, se më ka mbetur një fije peng. Unë mesa pata me shpirt e njerëzisht e bëra”, tha aktori Sandër Ruçi, i cili ka qenë mik fëmijërie me Zef Dedën, por prej 20 vitesh nuk flisnin me njëri-tjetrin pas një zënke.