Një takim emocionues me gruan e Agim Shukes dhe pse nuk e përmendim plagën tonë të përbashkët
Nga Pëllumb Kulla
Fedra, Fedra jon!
Ditë e ngjeshur takimesh sot…
Fedra Pilika Shuka, shoqja jonë e shtrenjtë, bashkëshortja e mirë e të ndjerit Agim Shuka, mikut tonë të paharruar, pat ardhur nga Londra, ku ajo banon me fëmijët e saj të mrekullueshëm.
U takuam dhe shijuam këtë takim në Pedonalen piktoreske të Tiranës.
Kujtime, kujtime…Kujtuam Korçën e Fedrës dhe timen, Kuçovën e Agimit dhe Xhuljetës, pastaj Vlorën e përbashkët, ku filluam bashkëshortëritë tona…
Dhe u ndalëm. I kapërcyem kujtimet e hidhura. Nuk e trazuam plagën tonë të përbashkët.
Por e risollëm gazin në buzë duke kujtuar fëmijët, që nga gradimet tona gjyshërore deri te familjet që kanë ata sot.
Dhe lumturuam që jemi miq të këndshëm për njëri- tjetrin…
Faleminderit Fedra jonë!