Një muaj nga humbja e gruas, Agron Llakaj: Përpëlitem në vuajtje pa fund!
Bashkëshortja e artistit shqiptar, Agron Llakaj, humbi jetën një muaj më parë.
Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi ta fitonte dot betejën.
Lajmi i trishtë u dha nga aktori në një postim në rrjetet sociale ku shkruante se gjysma e tij më e mirë iku drejt Parajsës…
Po ashtu, mesditën e sotme, aktori ka bërë një dedikim tepër të ndjerë në rrjete sociale. U bë një muaj që nga humbja e Kostandinës dhe Agroni shkruan:
“Imja Kostandina. Një muaj pa ty. Përpëlitem në vuajtje pa fund dhe s’di.
Kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy.
Ike dhe më more kuptimin e jetës. U bëre dhimbje!”.