6 Tetor, 2024

Një histori gazmore e Fadil Hasës djalë i ri, me mësuesin e tij

 Një histori gazmore e Fadil Hasës djalë i ri, me mësuesin e tij

Ne nje shkolle te mesme te nje qyteti bregdetar, gjatë orës së matematikës, mësuesi i drejton klasës një pyetje.

…Kalojnë disa minuta dhe asnjë s’po e gjente përgjigjen e saktë.

Çuditërisht me dorën lart dhe duke u lutur që të përgjigjej, ishte vetëm nje nxenes me emrin Fadil.

Duke levizur neper rreshtat e bankave, mësuesi ishte shume nervoz me nxënësit e tjerë.

Njekohesisht ishte duke ironizuar edhe nxënësit e mire dhe te dhjetës, kur shikonte këmbënguljen e atij djali që nuk hynte as te nxënësit mesatarë.

-Mirë, atëherë dëgjoni përgjigjen nga shokut juaj Fadil… dhe turp të keni të gjithë, sidomos ju qe mbureni si nxenesit me te dalluar te klases!

…Nxenesi Fadil ngrihet rrembyshem ne kembe, fillon te flase, i merret pak goja ne fillim te fjalise dhe ze ngrehur e syte e zgurdulluar nga fajësia e asaj qe do te thote me pas ja nisi…

– Presor, të mbyll pak dritaren se u plevitosëm?

– Kjo shkakoi tërbim tek mësuesi dhe të qeshura te forta në klasë.

Nxenesi Fadil nuk pret urdhër por çohet vetë dhe me fytyrën e mbledhur nga buzeqeshja e skermitur vesh me vesh, del nga klasa.

Sigurisht qe pragun e derës e kaloi duke u ndihmuar fare “pak” edhe nga shkelmat e duart te mësuesit “hallexhi” nga sikleti i shakase se nxenesit “rebel”.

Aktorit fillimisht amator… dhe me mbrapa i famshmi aktor humori, Fadil Hasa.

Agim Tice

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *