5 Dhjetor, 2024

Nga tradhtia në martesë, e deri te vdekja e ish-burrit politikan: Dramat në jetën e aktores së njohur shqiptare

 Nga tradhtia në martesë, e deri te vdekja e ish-burrit politikan: Dramat në jetën e aktores së njohur shqiptare

“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë.

Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”.

Kështu  rrëfeu aktorja Monika Lubonja para pak kohësh.

Ajo ka treguar më parë se ngeli shtatzënë me Tean kur ishte duke ndjekur studimet dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ish-bashkëshorti ai që e ndaloi.

Ndër të tjera Monika zbuloi se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar.

Aktorja tha se beson që mund të dashurohet sërish, por u shpreh e bindur se nuk mund ta dojë aq fort partnerin e ri sa ish-bashkëshortin.

“Nuk ka rëndësi, një herë, por kam qenë e pjekur. Mendoj se nuk ka për të më ndodhur që të dashurohem sërish aq fort. Unë nuk them që nuk do të dashurohem sërish, por po them që nuk do ta dua aq fort. Prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngula se e kisha eksperiencë. Prapë them që s’i dihet asnjëherë”, rrëfeu Monika.

JETA GJITHË DRAMA E MONIKA LUBONJËS/ NGA VARËSITË, TRADHTITË NË MARTESË E DERI TE VDEKJA E PAPRITUR E ISH-BURRIT POLITIKAN

Por le të ndalojmë tek e shkuara e jetës së Monika Lubonjës. Para pak javësh, në “Tik-tok” u shpërnda një video ku komentuesit thonin se, “Monika pranon që përdor drogë kur ka ankth dhe stres”.

“Po të kem emocione të forta, po të kem ankth (se mua ankthi më vjen nga stomaku deri në fyt e s’më lë të flas, e dua se s’bën”- tha ajo.

Ndërkohë, sa i përket jetës intime, ashtu siç e tha dhe brenda BBVIP pas hyrjes të së bijës në shtëpi, Monika ishte divorcuar nga bashkëshorti duke i dhënë fund martesës, ku dhe kishte përjetuar tradhti nga ana e tij.

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Monikës quhej Genci Pasko, dhe fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera mbajti edhe postin si zv.ministër i Turizmit, para disa vitesh.

Sipas miqve e kolegëve, Genci ishte njeriu ku natyra kishte ndërthurur tek ai seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social ku mbizotëronin hobet e tij të panumërta si: muzika, kitara, sporti, tenisi dhe udhëtimet. Pikërisht për të gjitha këto detaje nga jeta e saj, Monika është shprehur herë pas here se ai ka qenë dashuria e saj më e madhe, dhe që e ka falur edhe pse ai e kishte tradhtuar.

Me hyrjen e saj në BBVIP, edhe pse kishte vetëm pak muaj nga ndarja e tij nga jeta, Monika nuk hezitoi të rrëfente në ekran për tradhtinë e tij.

“Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë personale…”, tha ajo.

Kurse katër vite më parë, e ftuar në emisionin “Thumb”, ajo tregoi detaje nga jeta personale. Aktorja tregoi se beson shumë te dashuria, por ka kaluar shumë kohë që nga koha kur ajo i ka thënë dikujt që e dashuron, duke iu referuar ish-bashkëshortit.

“Kanë kaluar vite që kur i kam thënë një mashkulli të dua. Sepse edhe ky 4-vjeçari më bëri që çdo gjë t’ia kaloja punës. Kam nevojë për dikë që të më dëgjojë, jo thjesht të quhemi “burrë dhe grua”. Jam shumë e gatshme t’i them dikujt të dua. Një dashuri shumë të madhe e kam kaluar, e doja, më donte shumë dhe e kam kaluar shumë bukur. Dashuria më çmend, më bën më të bukur, më tolerante. Nuk jam kurrë xheloze“, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *