26 Dhjetor, 2024

Ndriçim Xhepa: Mirush Kabashi kishte kohë që vuante nga kjo sëmundje e rëndë, por nuk e tregonte. Ishte një “manjak” i punës

 Ndriçim Xhepa: Mirush Kabashi kishte kohë që vuante nga kjo sëmundje e rëndë, por nuk e tregonte. Ishte një “manjak” i punës

Mëngjesin e sotëm, u nda nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, në moshën 75-vjeçari, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në një lidhje telefonike me News 24, kolegu i tij, aktori tjetër i mirënjohur, Ndriçim Xhepa, tha se ky ishte një lajm i trishtë, për familjen e tij,  komunitetin artistik të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Lajm i trishtë, në këtë mëngjes dhjetori. Sigurisht lajmi i trishtë në radhë të parë për bashkëshorten, vajzat e tij, komunitetin artistik të Durrësit dhe më gjerë.

Mirushi ndjehet, ka qenë prezent në shumë organika dhe institucione” tha ai.

Xhepa tregon edhe momentin e fundit kur është takuar me Kabashin, që ka qenë rreth një vit e  gjysëm më parë, dhe shton se atëherë Mirushi dukej mirë nga ana shëndetësore edhe pse dihej që ai vuante nga një sëmundje e rëndë, por shton se ai as nuk e tregonte veten edhe kur ishte keq.

Sa i përket takimit të parë me të, ai daton në vitin 1983, në xhirimet e filmit “kohë e largët” dhe Xhepa thekson se kanë qenë vetëm ata dy që kanë punur për  10 ditë me radhë, ku aty njohu edhe natyrën manjake të Kabashit për punën.

Një vit e pak më parë jam takuar me Mirushin dhe e pashë mirë, pasi ai kishte kohë vuante nga kjo sëmundje, por nuk e tregonte.

Njëri që bënte jetë të shëndetshme, por ja që kështu paska qenë e shkruar.

Ishte një njeri punëtor, manjak do të thoja.

Kam punuar për herë të parë në 1983, në xhirimet e filmit “ Kohe e Largët”.

Punuam vetëm bashkë gati 10 ditë dhe pashë që punonte me një manjakëri të madhe.

Me kujtohet një moment, kishte një skenë që duhej patjetër që të hidhte helmin te ai gjarpri, bëri 2-3 dubla, regjisori i tha që je shumë mirë, jo thoshte, e dua dhe një tjetër dhe një tjetër.

Ndërkohe që regjisori, vazhdoi me skenën tjetër, ai struk dhe iu mbushën sytë me lot, nga inati se skena nuk kishte dalë ashtu si ai donte” tha ndër të tjera Xhepa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *