26 Dhjetor, 2024

FOTOT/ Miss-i shqiptar: 13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan

 FOTOT/ Miss-i shqiptar: 13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan

Miss Universe Kosova, Shkurtesa Sejdiu, ka zbulur detaje te tjera rreth historisë së tmerrshme te saj, me te cilen trazoi mbarë opinionin publik.

Shkurtesa Sejdiu ose Tuti, pseudonimi që prindërit i vunë kur ishte ende e vogël, për shkak se ishte frikacake, zbuloi në një intervistë për “Glamour Zone”, se në moshën 13-vjeçare është rrëmbyer, përdhunuar dhe trafikuar nga disa persona. Interpoli e gjeti në Serbi dhe kontaktoi familjen e saj për t’i thënë se ishte gjallë dhe mirë.

Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi. Ata njerëz që janë munduar me ma marrë mua jetën, ata sot janë në liri, nuk janë në burg.

Vetë fakti që ata po bredhin ende lirshëm, tregon se kanë lidhje me shtetin. Interpoli më ka gjet në Serbi, jo në Kosovë. Ata kanë pasur obligim me më gjet mu e me më kthy te familja. Familja ka ardh më ka marrë. Nuk kam pas dijeni, kam qenë në jetimore, se Interpoli nuk ka mujt me më kthy direkt në Kosovë, se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë e lehtë me u bo.

Familja ime në bashkëpunim me Policinë kanë ardh në Serbi, në jetimore dhe më gjetën. Ka qenë shumë e vështirë, por momenti më i lumtur i jetës sime ka qenë kur në orën 7 të mëngjesit vjen një fëmijë aty dhe më thotë në serbisht ‘kanë ardh mami, babi..’.

Nuk e kuptova mirë çfarë më tha. Kur kam zbrit poshtë, kam pa mamin dhe babin që nisën të qanin shumë dhe nuk e besonin që unë jam gjallë. Se ata s’e dinin nëse jam gjallë apo mirë, derisa Interpoli ka dhënë lajm familje sime se unë jam mirë dhe jam në duar të sigurta.”,- tregoi e emocionuar Shkurtesa.

“Kur vendosa ta ndaj historinë me publikun nuk ka zgjat as katër ditë dhe babi është liru nga burgu dhe është shumë mirë. I kam qëndru afër gjatë gjithë kohës që kur ka dalë nga burgu, Prandaj nuk kam dhënë asnjë intervistë për këtë çështje dhe kjo është hera e fundit që flas për këtë se institucionet po merren me çështjen. Ka qenë çështje javësh që nuk takohesha me babin”,– rrëfeu ajo.

Ajo tha se kishte një arsye  të fortë pse vendosi të ngrinte zërin dhe të tregonte historinë e saj të dhimbshme:

“Për një vajzë të re që ka kaluar gjëra të tmerrshme nuk është aspak e lehtë me dal para kamerave me tregu historinë time. Arsyeja pse e kam treguar është që pse jo nesër pasnesër dikujt që i ka ndodh, pas shumë vitesh e ngre zërin për veten e saj dhe tregon të vërtetën, sepse shumë femra janë të kërcënuara për vite me radhë dhe ende s’kanë guximin ta tregojnë historinë e tyre”.

Bëri bujë me historinë e saj për trafikimin, 'Miss Universe', Tuti Sejdiu pjesë e protestës në Ferizaj për vrasjen e 18-vjeçares

Miss Universe Kosovo 2021 prediction: Tuti Sejdiu vs Vonesa Alijaj? – CONAN Daily

Dëshmia e të akuzuarit për përdhunimin e Miss Kosovës: Kryem marrëdhënie me dëshirë

Bre m*ta, ju shkeli dhe vdes”- Deklaroi se u trafikua dhe përdhunua, lirohet nga qelitë babai i Miss Kosova! Zbulohet arsyeja pse u burgos – Panorama Plus

Shkova vullnetarisht"/ Zbulohet si u përdhunua Miss Kosova kur ishte 13 vjeçe, çfarë ndodhi me fqinjin - Kosova

13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan!”/ Miss Kosova rrëfen tmerrin që ka përjetuar pak vite më parë: Interpoli më la në jetimore, familja s'dinte a isha gjallë – Panorama Plus

13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan!”/ Miss Kosova rrëfen tmerrin që ka përjetuar pak vite më parë: Interpoli më la në jetimore, familja s'dinte a isha gjallë – Panorama Plus

13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan!”/ Miss Kosova rrëfen tmerrin që ka përjetuar pak vite më parë: Interpoli më la në jetimore, familja s'dinte a isha gjallë – Panorama Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *