Miku i Mirush Kabashit: I mbeten dy pengje në jetë, koha është e shkurtër
Regjisori Haxhi Rama ka folur për Mirush Kabashin, aktorin e mirënjohur që u nda nga jeta disa ditë më parë.
I ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në News 24, ai tregoi si ishin njohur dhe rrëfeu dy pengjet e Mirush Kabashit.
Për krijimtarinë e aktorit, regjisori Rama tha se koha nuk është e mjaftueshme për të reflektuar mbi atë çfarë ka bërë, ndërsa e cilëson një talent.
“Koha është e shkurtër për të reflektuar për krijimtarinë e Mirush Kabashit. Ai ishte një talent dhe dhjetë punë. Talenti është gjë më vete, por ato 10 punët ishin nga ambicia e jashtëzakonshme. Unë dhe Mirushi kemi marrë në të njëjtën komedi të njëjtin çmim. Mirushin e kam takuar në 70 vjetorin e Teatrit. Unë e prezantova. I kisha dhënë librit tim dhe ku ishte edhe tregimi për Mirushin.
Pengu i vetëm mund të them se ishin dy; Kishte në ëndrrat e veta të luante “Sirano De Berzherak”, një komedi e famshme franceze, monologun e të cilës e kishte mësuar përmendësh dhe e dyta, dikur më pat thënë se mbasi të mbaroj karrierën, dua të kthehem në Durrës sepse aty kishte miqtë. Mirushi mbeti në Tiranë se i përkiste të gjithë Shqipërisë”, tha ai.