6 Tetor, 2024

Mevlan Shanaj shpërthen në lot për vdekjen e Mimika Lucës: Ike dhe ti o balerina e përjetshme e Ndrek Lucës

 Mevlan Shanaj shpërthen në lot për vdekjen e Mimika Lucës: Ike dhe ti o balerina e përjetshme e Ndrek Lucës

Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar i prekur për vdekjen e koleges së tij, Mimika Luca.

Ai ka postuar një foto të bërë me Mimikën para disa muajsh, ndërsa shkruan se është krenar për miqësinë që ka pasur me të.

“Ike Mimi, ike pa u bërë e moshuar! Ja këtu jemi para disa muajësh!

Edhe më pas në ditëlindje na zbukurove mbrëmjen me hirin tënd gjithë mirësi, elegancë si balerina e përjetshme e Ndrekës!

Mimi, ke qenë ndër aktoret që rrite emrin e femrës me personalitetin tënd edhe si shkrimtare!

Kjo ikje ishte hapi yt i vetëm i gabuar në jetë!

Krenar për miqësinë tonë! Lamtumirë Mimika Luca”, shkruan i Shanaj.

Kujtojmë që Mimika Luca u nda nga jeta këtë të martë, në moshën 85-vjeçare.

Ikja e saj ka shkaktuar dhimbje të madhe, teksa ka reaguar dhe vetë kryeministri Edi Rama.

“Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë shpresoj”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *