26 Dhjetor, 2024

Mevlan Shanaj i shkruan Sandër Prosit: Në ekranin shqiptar ka rënë flama, ka ngordhur arti

 Mevlan Shanaj i shkruan Sandër Prosit: Në ekranin shqiptar ka rënë flama, ka ngordhur arti

Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj, me një letër dëshpëruese për mikun e tij që nuk jeton më, të madhin Sandër Prosi, tregon se arti shqiptar ka marrë fund.

“Sandër Prosi! E di ti që prej 10 vjetësh mungon filmi artistik në Shqipëri?!

Sipas medias shfaqen me pompozitet nëpër premiera të mahnitshme, por te publiku asgjë nuk shënohet nga këto realizime!

Asnjë karakter nuk kam dëgjuar të përmëndet apo të lenë gjurmë në memorjen e shikuesëve!

Sandër, asnjë nga aktorët e kinemasë nuk e ngre zërin, për këtë mjerim artistik.

Kur them asnjë, po asnjë për be!!!! Pothuajse mbi 97/100 e tyre janë në “agjërim” se ti edhe këtë fjalë e ke harruar!

Mik i shqiptarëve! Në ekranin shqiptar ka rënë flama, të kujtohet ajo sëmundja e pulave, që ngordhnin në masë?!!

Pooooo, ka ngordhur arti, ka ngordhur krijimtaria!

Të gjithë profesionistët e ekranit që nga regjisorët që ende frymojnë dhe ata pak dramaturgë të filmit me shpurën e aktorëve që fryhen me të shkuarën kanë mbetur pa përjashtim në fushën ku korbat u lëshojnë glasat”, shkruan Shanaj i dëshpëruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *