26 Dhjetor, 2024

“Merrini ato 70 mijë lekë dhe…” – Ndriçim Xhepa dorëhiqet në formë revolte nga Këshilli Drejtues i RTSH

 “Merrini ato 70 mijë lekë dhe…” – Ndriçim Xhepa dorëhiqet në formë revolte nga Këshilli Drejtues i RTSH

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa, vetëm 1 muaj pas zgjedhjes nga Parlamenti si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ka dhënë dorëheqje.

Ende nuk dihen arsyet dhe motivin që çoi aktorin e njohur të dorëhiqet, vetëm pak ditë pas zgjedhjes me shumicë votash në Parlament

Por lajmi është konfirmuar për faqen tonë Aktorët shqiptarë nga burime pranë aktorit të njohur.

Sipas tyre, dorëheqja ka qenë një shuplakë për ata që e zvarritën për më shumë se një vit, emërimin e aktorit të njohur në RTSH.

Edhe pse ai do të përfitonte 700 mijë lekë të vjetra në muaj, Xhepa ka hequr dorë nga kjo shumë, në formë revolte, duke treguar se për të më shumë se lekët, i rëndësishëm është emri dhe reputacioni i tij.

Kujtojmë se me datë 22 mars 2024, Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar me 95 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër.

Kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka ka shpallur vakancën për anëtarë në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *