20 Shtator, 2024

Mehdi Malkaj shtrohet me urgjencë në spital

 Mehdi Malkaj shtrohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ndodhet i shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute).

Ai është paraqitur pasditen e djeshme në spital dhe sipas burimeve brenda spitalit gjendja paraqitet e qetë, dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.

Aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.

Ndihmën e parë e ka marr nga mjekët e Traumës, dhe pastaj këta të fundit e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.

Aktori Malkaj njihet për role të spikatura si ai i Xha Brahos ne telekomedinë “Gjuetia e fundit” në fundvitin 1992.

Me 1 janar 1993 papritmas të gjithë flasin për këtë personazh që mbante psikologjinë e një populli si barrë në kurriz, por aktori që e luante me aq mjeshtri nuk njihej.

Që nga ai moment të gjithë e njohin atë si “Xha Braho” dhe pak e pershendesin në emër. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit ; “Ne katin e dytë është parajsa”; “Nderi i kombit”; “Gomone”; “Darka e gabuar” etj.

Në kinematografi dhe telekomedi gjithashtu ai ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987.

Ndërkaq ka edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991 etj Pa harruar ato ne telekomeditë dhe skeçet ku padyshim me i suksesshmi mbetet, Xha Braho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *