6 Tetor, 2024

“Më mungon babai çdo ditë e më tepër” – Djali i Koço Devoles tregon dy amanetet e fundit të aktorit, para ndarjes nga jeta

 “Më mungon babai çdo ditë e më tepër” – Djali i Koço Devoles tregon dy amanetet e fundit të aktorit, para ndarjes nga jeta

Djali i Koço Devoles, Genci, ishte i ftuar pak kohë më parë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel në nderim të babait.

Genci ishte në krah të miqve të Koços, Mitro Çelës dhe Fonit të Fiks Fares.

I pyetur nga moderatorët Genci tregoi kujtimet që kishte me babain dhe mungesën tashmë prej 1 viti të babait të tij.

“Unë s’kam marrë nga talenti i babait. Nuk ja them dot për humor, ja pres shkurt. Mund të bëj ndonjë batutë, por e parealizuar. Kjo është arsyeja që nuk e ndoqa babain tim.

Kur isha më i vogël babai tentoi të më bënte aktor, por më pas hoqi dorë. Unë nuk kisha as dëshirën më të vogël për të studiuar në atë fushë, plus nuk kisha talent.

Unë dhe motra i ngjajmë më shumë për humor, vëllai i madh është më serioz. Përpiqem ndonjëherë të bëj humor. Më mungon babai çdo ditë e më tepër, dashuria, qortimet dhe këshillat e tij.

Koço ishte dhe baba i sertë dhe i dashur kishte ekuilibruar. Koço la vetëm dy amanete… T’i gjejmë një punë djalit dhe ta ndihmojmë mbesën të mbyllë shkollën”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *