6 Tetor, 2024

“Mbahu nëno mos kij frikë”, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”: T’i dalim zot vetes dhe vendit

 “Mbahu nëno mos kij frikë”, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”: T’i dalim zot vetes dhe vendit

Rajmonda Bulku i rikthehet politikës. Ajo është pjesë e spotit të protestës së PD më 3 mars.

Spoti zyrtar i Partisë Demokratike pë protestën e 3 marsit është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.

Dhe pikërisht aktorja Rajmonda Bulku interpeton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e “Nënës Shqipëri” që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.

Protesta e 3 marsit do të zhvillojhet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

Dhe u zgjodh pikërisht Rajmonda Bulku, për frymëzimin e protestës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *