6 Tetor, 2024

Mariana Kondi rikthehet pas 9 vitesh në Teatër dhe shfryn ndaj Hervin Çulit dhe Mirela Kumbaros: E shkreta ajo

 Mariana Kondi rikthehet pas 9 vitesh në Teatër dhe shfryn ndaj Hervin Çulit dhe Mirela Kumbaros: E shkreta ajo

Aktorja dhe artistja Mariana Kondi, prej 9 vitesh nuk merr duartokitje në skenën e Teatrit Kombëtar. Artistja u hoq nga puna në kohën kur Mirela Kumbaro ishte ministre e kulturës.

Kësaj të fundit, Mariana nuk ia kursen asnjëherë reagimet e ashpra dhe të drejtpërdrejta.

Arysen pse Mariana Kondi është hequr nga puna në Teatrin Kombëtar, nuk e di as vetë Mariana.

Por më në fund, pas 9 vitesh ajo po rikthehet në Teatër në Dramën “Gjaku i Martirëve të Kombit”.

Ky rikthimin e Marjanës në Teatër erdhi menjëherë pas ndërrimit të drejtorit të këtij institucioni, të cilit aktorja nuk ia ka përtuar disa kritika të mira.

“Në momentin e parë kur hyra në Teatër, Alba më tregonte Teatrin, skenën, dhomat e provës. Nuk u ndjeva mirë.

Në vend që t’ja tregoja unë Teatrin, ndodhi e kundërta.

Shkela në momentin kur ish-drejtori i TK është larguar, shyqyr që nuk e pashë nëpër sallon, se, ku i dihet, njerëz jemi”, u shpreh Mariana.

Por mos kujtoni se shpëtoi edhe ish-ministrja Mirela Kumbaro pa një thumb.

E pyetur nëse do t’i bënte një ftesë për të parë dramën që e rikthen në Teatër, Marjana u shpreh:

“E shkreta ajo, kam bindjen që nuk e kupton pjesën”, përfundoi Marjana Kondi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *