6 Tetor, 2024

Lindi dhe qëndroi për 8 vjet në Pejë, Timo Flloko në një rrëfim ndryshe: Babai ishte mjek, shkoi me brigadat partizane

 Lindi dhe qëndroi për 8 vjet në Pejë, Timo Flloko në një rrëfim ndryshe: Babai ishte mjek, shkoi me brigadat partizane

Përtej ekranit, karriera dhe jeta e tij është po aq interesante sa edhe përpara ekranit. Si rrallëherë më parë, Timo Flloko ka folur për fëmijërinë dhe ka treguar se ka lindur në Pejë e është zhvendosur në Vlorë në moshën 8-vjeçare.

Ai u shpreh se i ati shkonte si mjek nga Gjirokastra për në spitalin e Pejës, por më vonë ministria e dërgoi në Vlorë, atje ku Timo Flloko kaloi pjesën më të madhe të jetës.

Timo Flloko: Deri në 8 vjet jam rritur në Pejë. Kam lindur në Pejë.

Blendi Fevziu: Ke lindur në Pejë?

Timo Flloko: Po.

Blendi Fevziu: Dhe deri 8 vjeç në Pejë? E mban mend Pejën?

Timo Flloko: Sigurisht që e mbaj mend dhe kam shkuar në Pejë shumë herë. Pas, sigurisht, pas viteve ‘90. Babai ka qenë atëherë, kur kanë qenë ato brigadat partizane, ka qenë mjek. Edhe shkoi atje si mjek bashkë me xhaxhain, kur u kthyem… Ne kemi ardhur në kohën kur u prishën marrëdhëniet.

Blendi Fevziu: Po babai ishte me origjinë nga?

Timo Flloko: Gjirokastra.

Blendi Fevziu: Nga Gjirokastra. Dhe nga Gjirokastra punonte në Pejë, ku ti ke lindur?

Timo Flloko: Në Pejë sepse shkuam atje me ato brigadat partizane në ndihmë të Kosovës. Ai ishte mjek, kishte mbaruar Sorbonën dhe u bë drejtor i spitalit të Pejës. Xhaxhai ishte presor i shquar.

Blendi Fevziu: Pra shkonin të dy dhe babai dhe xhaxhai në Pejë?

Timo Flloko: Sigurisht.

Blendi Fevziu: Pra dy vëllezër, le të themi nga Gjirokastra, të diplomuar njëri në Sorbonë…

Timo Flloko: Njëri në Itali, në Romë.

Blendi Fevziu: Dhe shkuan në Pejë, për të kontribuuar në spitalin e Pejës?

Timo Flloko: Po sepse ashtu ishin rrethanat, meqenëse ishin në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Me dhjetëra mësues kanë shkuar në Kosovë nga Shqipëria që kishin mbaruar shkollat më të mira Evropiane, në atë kohë. Dhe deri 8 vjeç u rrite në Pejë?

Timo Flloko: U rrita në Pejë, pastaj në Vlorë…

Blendi Fevziu: Kontaktet e para ti i ke pasur me shqiptarët e Kosovës, fëmijëria, shokët e fëmijërisë?

Timo Flloko: Po. Kështu që kam kujtime entuziaste, shumë të mira.

Blendi Fevziu: Dhe në moshën 8-vjeçare u transferuat në Shqipëri.

Timo Flloko: Në Shqipëri, babai u vendos në Vlorë.

Blendi Fevziu: Pse u vendos në Vlorë Timo?

Timo Flloko: Sepse atëherë e dërgoi ministria. Ai ishte mjek, luftoi malarien, sëmundjet veneriane. Kishte nevojë për mjek dhe ai ka bërë një punë shumë të madhe dhe u dashurua me Vlorën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *