6 Tetor, 2024

Leka Bungo reagon pas akuzave se ka qenë spiun i Sigurimit: Një përgjigje për ju maskarenj, nga unë nderi i kombit

 Leka Bungo reagon pas akuzave se ka qenë spiun i Sigurimit: Një përgjigje për ju maskarenj, nga unë nderi i kombit

Nga Leka Bungo

LETER NJE MIU

Sikur te  ishte vetëm NJE, këtyre radhëve do t’ia kisha vene titullin “MIU i gjirizeve”, mirëpo për fat te keq ata s’janë te pakte dhe e kam te pa mundur t’u dërgoj te gjithëve nga një letër.

Kësisoj jam i shtrënguar t’i shkruaj përfaqësuesit te tyre.

Ndoshta atyre qe lexojnë ketë letër nuk do t’u duket normale qe Njeriu i shkruan nje MIU?!

Një arsyetim i tille do te ishte i sakte për ata qe pandehin se ne bote ka vetëm nje lloj MIU, ai qe trembet nga njerëzit dhe nxiton anës murit gjersa te gjeje vrime për t’u fshehur.

Sikundër njerëzit edhe MINJTE bëjnë seks, mbeten shtatzënë, pjellin, hane, pine, flenë, punojnë ne profesione te ndryshme qe te jetojnë me djersen e ballit.

Këtu hynë MINJTE e bodrumeve dhe ata te arave.

Ne te kundërt, MINJTE E GJIRIZEVE, te cilët përbejnë “Elitën” e minjve, edhe pse te profesioneve te ndryshme, nuk kane punuar asnjë dite ne jetën e tyre nga qe kane jetuar me djersen e te tjerëve.

Ndryshe nga ata qe rropaten poshtë e lart për te mbijetuar, MINJTE E GJIRIZIVE, e kane te siguruar ushqimin, madje GRATIS.

Çfarë do qe te ndodhe, zjarr, përmbytje, termet apo lufte, GJIRIZET nuk ngelen asnjëherë pa MUT.

Ndërmjet tyre nuk është vështirë qe përveç ndonjë politikani, shtetari te hasesh edhe ndonjë gazetar apo analist si ky te cilit i kam drejtuar këtë letër.

* *  *

Ne datën 1 prill 2023 , portali CNA , ne pronësi te Elvis Fundos, boton nje shkrim me titullin: SPIUNET E SIGURIMIT / NGA LEKA BUNGO TE FRROK  CUPI DHE SHPETIM  NAZARKO.

Te behet zemra mal dhe mburresh me “gazetare” te tille qe sakrifikojnë edhe “NDERIN E TYRE” për te demaskuar ish- spiunet e Sigurimit te Shtetit.

Me duhet te nënvizoj se ne këtë shkrim e kam fjalën vetëm për Leka Bungon, atë qe kryeson listën e spiuneve ne artikullin e CNA- se.

Autori i shkrimit, i cili mesa duket ia ka marre doren SHPIFJEVE, ka menduar se edhe kete here mund ta kapërcej gardhin pa ngecur ne ndonjë HU.

Bash për ketë, përgjatë artikullit, ai  përdridhet kur shkruan se NUK AKUZON NJERI SI SPIUN, ai thjeshte i është drejtuar Autoritetit te Dosjeve per te mësuar te vërteten nëse janë apo nuk janë spiune ata qe ne TITULLIN E ARTIKULLIT I QUAN SPIUNE PA I IU DRIDHUR QERPIKU .

Dhe këtë nuk e bën sic bëjnë zakonisht shpifësit ordinere, por e bën per te “mbrojtur dinjitetin e popullit shqiptar“.

Autori i artikullit është aq delirant sa te njëjtën akuze qe me bën mua (gjithsesi nuk ia mohoj respektin qe ka sepse me ka vene ne krye te listes), ua bën edhe ministrave Çuçi dhe Peleshi!!!

Dikush do ti këtë thënë te ziut se kur përleshesh me luanët, me se paku dukesh tigër.

Se fundmi, qe autori i shkrimit, ose ky  MI GJIRIZESH te mos lodhet duke pritur përgjigje nga Autoriteti i Dosjeve le t’i hedhe një sy dokumenteve te meposhtme.

(Qe kur ti lexoje te thotë me vehte: O zot ishallah janë fallco )

Ndoshta botimi i tyre i “ bën pune “ edhe ndonjë kolegu qe vjell vrer neper portale sa here përmendet emri i im.

P.S.

Artikull shpifësi nder te tjera akuzon edhe ata qe me kane përzgjedhur ne krye te Këshillit Drejtues te R.T.SH-se, si nje te moshuar qe mbaj bebelina..

Me duhet ti kujtoj se vetëm ne këto tre  vjet, pra ne” kohen e bebelinave”, kam shkruar dhe realizuar dy filma serial televiziv, kam botuar nje roman dhe kam shkruar e vene ne skene katër pjese teatrale.

Nje muaj me pare vura nje drame ne  Teatrin e Vlorës, ndërsa tani qe humbas kohen duke i shkruar NJE MIU, jam duke vene ne skenen e Teatrit te Korçës nje komedi te cilën e kam shkruar vete. 

Leka Bungo

(Për here te pare ne jetën time ) detyrohem te shkruaj këto më poshtë.  

Çmim Republike në 1965 .

I përndjekur politik.

“Qytetar Nderi” i Qarkut Fier. 

“Mjeshtër i Madh”. 

“Nderi i Kombit”.

Dokumenti 1 

Karakteristika e organizatës baze te partisë kur me kane larguar nga Teatri për te shkuar për riedukim ne gjirin e klasës punëtore  

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

 

“….Leka Bungo eshte futur ne rrugen e modernizmit dhe te animit nga arti borgjez per tre arsye:

Se pari sepse kjo kjo ka qene prej kohesh tendence për te ,se dyti është I pa brumosur me materialet e  Partise dhe se treti eshte inkurajuar nga perkedhelite e Sekretarit te Partise Ismet Ciba qe gjithashtu ishte infektuar nga modernizmi , liberalizmi e izma te tjera borgjeze ….

Per ti dhënë mundësi reale per edukimin , kalitjen dhe korrigjimin , organizate e Partise dhe kolektivi kane vendosur qe shoku Leka Bungo te dergohet ne prodhim , per nje3 kohe te pa caktuar.

Mendojmë te kaloj ne prodhim punetor ne N.SH.N.I . BALLSH .”

Dokumenti 2. Kapaku i dosjes numur 598  

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

Dokumenti 3 Teksti brenda Dosjes , mbi te cilin duhet Fragmenti i me poshtëm i cili nuk dallohet qarte ne foto

 

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

 “…Leka ne daten 10.54.1073 është marre ne përpunim per agjitacion e propaganda ne fushën e artit dhe te kulturës nga Dega e Punëve te Brendshme Fier dhe po kete vit është ngritur ne  përpunim aktiv 2A po per këtë tendence . Meqenëse gjate përpunimit nuk u vertetua  veprimtari armiqesore ne vitin 1975 eshte ulur ne kontroll operativ 2B …” 

Dokumenti 4. Faqe e brendshme e Dosjes qe ka vetëm Emrin dhe nuk ka tekst  

 

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

 

 Dokumenti 5 . Dokumenti qe tregon përndjekjen nga sigurimi 

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

Dokumenti 6. Foto e VENDIMIT . Ne faqen e pare edhe ne te dytën shënohet Vendimi qe nuk ka qene bashkëpunëtor I sigurimit .

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

Dokumenti 7. Statusi I te përndjekurit politik . 

 

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *