25 Dhjetor, 2024

“Lashë vetëm 2 muaj, dy djemtë e vegjël” – Margarita Xhepa rrëfen prapaskenat e filmit “Dimri i Fundit”

 “Lashë vetëm 2 muaj, dy djemtë e vegjël” – Margarita Xhepa rrëfen prapaskenat e filmit “Dimri i Fundit”

Aktorja Margarita Xhepa në një intervistë për programin Exclusive në Top Channel rrëfeu prapaskenat e filmit “Dimri i Fundit”.

Ajo tha se vendosi të mos shkonte sepse kishte dy djemtë të vegjël, por ishte bashkëshorti që insistoi që ajo ta merrte rolin e propozuar.

“Kur e kam marrë atë skenar më pëlqeu sepse kishte pak fjalë dhe shumë veprime.

Por vendosa të mos shkoja. Djemtë i kisha të vegjël, do t’i lija dy muaj, se kemi ndenjur dy muaj në Dardhë të Korçës. Kush do t’u shërbente.

Im shoq do shkosh tha, e pashë që ky roli të pëlqeu. Më pëlqeu i thashë, por djemtë, ju çfarë do të bëni në këtë dimër të ftohtë janar, shkurt.

Unë nuk e lija edhe në radhë të qumështit, se ishte me tension të lartë, e ruaja. Edhe regjisorët i bënë një lutje, i kam thënë Margaritës të shkojë.

Prej tij e kam këtë film. Nuk kemi xhiruar vetëm në qendrën e Dardhës, por në kodrat e Dardhës.

Dëbora ishte deri në gju, vështirësitë që për gjetur çerdhen e partizanëve, që morëm partizanen e plagosur, lamë vajzën dhe çuam veshje çorape.

Vështirësi ka pasur por kalohet me dashuri, me ato dardharët. Kur rrëshqisnim e kapa nga mesi një prej vajzave, se thashë do të thyejë ndonjë krah”, tha aktorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *