Lamtumirë i madhi Zef Deda
Ndahet nga jeta në moshën 73- vjecare aktori Zef Deda.
Deda, ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi, ndërroi jetë këtë të premte në Shkodër, pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.
Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.
Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël.
Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.
Rolet më të spikatura
Kunati i shokut Xhemal,
Kola i dritave,
Charlie Chaplin (imitim),
Kusheriri nga Amerika,
Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije,
Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj.