6 Tetor, 2024

Ndahet nga jeta gruaja e Demir Hyskjas. I biri: Tani jeni bashkë në parajsë

 Ndahet nga jeta gruaja e Demir Hyskjas. I biri: Tani jeni bashkë në parajsë

Një lajm i hidhur, gruaja e aktorit të madh Demir Hyskja, Luljana, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Lajmi bëhet me dije nga vetë djali i aktorit.

Ai shkruan se tashmë e ëma është në parajsë me të atin.

“Sot, artistit i erdhi pranë në parajsën ku ndodhet, bashkëshortja e tij, Luljana.

Ashtu si jeta i mbajti gjithmonë të pandarë, po kështu edhe në parajsën ku ndodhen tani do të jenë përjetësisht bashkë!

Qofshi të paharruar në rehatinë e Zotit”, shkruan djali i Demir dhe Luljana Hyskajt.

Faqja jonë me këtë rast ngushëllon familjen e aktorit të madh!

Kujtojmë që aktori i madh Demir Hyskja u nda nga jeta në vitin 2016 pas një sëmundje të rëndë, në moshën 79-vjeçare.

Aktori i famshëm la pas një vepër të pasur me role në kinematografi dhe teatër.

I preferuari i regjisorëve shqiptarë për role pozitive, ai përcolli mjaft dashuri tek artëdashësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *