Këngëtarja shqiptare: Ne na shajnë e përbuzin ngaqë jemi të famshme, na marrshin të ligat
Së fundmi në rrjetet sociale ka nisur një debat mes të “famshmëve”, pas një video të Beatrix Ramosaj, e cila thotë se po bullizohet që prej pjesmarrjes në Big Brother.
“Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying.
Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë.
Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, shkruan Beatrix në postimin që ka ndarë.
Kujtojmë që Beatrix kur hyri në Big Brother u lidh me Donald Veshaj, ndërsa sapo doli vendosi të ndahej nga ai.
E gjithë kjo u bë për të marrë sa më shumë famë, ndërsa tani ankohet se po e bullizojnë.
Këngëtarja Leonora Jakupi i shkruan asaj se ky është çmimi që duhet të paguajë për të qenë e famshme.
“Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj., duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit.
Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukatë moj e bukura. T’i marrshin të ligat ata që të bullizojnë ty”, i shkruan ajo.