6 Tetor, 2024

“Ka qëndruar 6 muaj në psikiatri…”- Djali i Zef Dedës bën rrëfimin tronditës për të atin: Mendonin se do arratisej! I thanë do të presim këmbën

 “Ka qëndruar 6 muaj në psikiatri…”- Djali i Zef Dedës bën rrëfimin tronditës për të atin: Mendonin se do arratisej! I thanë do të presim këmbën

Aktori Julian Deda ka bërë një rrëfim për babain e tij të ndjerë, Zef Deda.

Në shtëpinë e Big Brother VIP, ai ka treguar vuajtjet e të atit në kohën e komunizmit.

Juli tha se të atin e kanë futur në psikiatri për 6 muaj, pasi nuk e besonin që kishte një problem shëndetësor në këmbë, për të cilin ai kërkonte që të dilte jashtë shtetit dhe ta kuronte, pasi në vendin tonë ndërhyrja nuk mund të bëhej, dhe ajo që mjekët i kishin thënë ishte se do t’i prisnin këmbën.

“Ata e njihnin se ishte i famshëm në atë kohë, prandaj nuk e besonin dhe mendonin se donte që të arratisej, se ajo gjëja që ai kishte në këmbë nuk bëhej në Shqipëri.

I thotë asaj ‘futu në mbledhje dhe merr vesh se çfarë thonë për mua’. I thotë ajo që diagnozën e ke këtu (vendos gishtin në kokë), s’ka lidhje me këmbën. Ishte në atë kohë 35 vjeç.

Se në fillim i thanë ta këpusim këmbën. Dhe ata menduan se meqë ky nuk pranon e ka këtu (tregon me gisht kokën), dhe do të ikë jashtë shtetit.

Ka nejt 6 muaj kot në psikiatri”, rrëfeu Juli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *