26 Dhjetor, 2024

Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit: Ramiz Alia, ky qen serb i Beogradit. Ai e gatoi rënien e komunizmit

 Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit: Ramiz Alia, ky qen serb i Beogradit. Ai e gatoi rënien e komunizmit

Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, Ndriçim Mesiti, thotë se pas rrëzimit të komunizmit në shqipëri qendron Ramiz Alia.

“Ramiz Alia, ky qen serb i Beogradit.

Dobiçlliqet dhe palaçollëqet politike të Ramiz Alisë nuk kishin të sosur.

Trutharë, provincialë dhe katundarë, të cilët Tiranën e njihnin nga kinema “Republika” deri te kinema “17 Nëntori” shërbyen si bazë, që ai të realizonte synimet e tij. Jo vetëm synimet e tij, por dhe të atyre që u shërbeu besnikërisht.

Më kujtohet ka qenë muaji mars i vitit 1990. Në ambientet e katit të dytë të një prej ndërtesave të Degës Brendshme në orët e vona të natës po luanim bilardo. Gjatë lojës, kryetari i Degës tha:

– Kemi informacione se, në muajin shtator do të ketë protesta nga studentët, për kërkesa ekonomike.

– Kur paskan këto probleme mbi kushtet e këqia, përse nuk e bëjnë pas një jave, apo pas dy javësh. Studentët aty janë – ndërhyra unë?

Kryetari më pa në sy. Kaq mjaftoi për të kuptuar përgjigjen e tij.

Reagimet e rrjetit agjenturor të sigurimit të shtetit ishin korrekte prej disa kohësh mbi gjendjen alarmante të ekonomisë shqiptare.

Bëheshin informacione, por armiku Ramiz Alia pikërisht këto informcione asgjesonte dhe jo varfërinë e këtij populli që vuante.

E dinte fare mirë ky palaço politik se, nuk do gjente mjedis tjetër ku të realizonte qëllimet e tij, si tipik spiun i shërbimeve të huaja.

Për këtë ai shfrytëzoi vendqëndrimet e një shtrese rinie, e përbërë nga trutharë, provincialë e fshatarë.

Nuk bëhej fjalë fare në kërkesat e tyre për program politik. Ata nuk guxonin të flisnin dhe komunikonin me njëri-tjetrin që të konsumonin nenin 55 të Kodit Penal dhe jo më, për program politik.

Ishin “ushtarët” e Ramiz Alisë, pedagogë, apo me profesione të tjera që injektuan program politik tek trutharët, provincialët dhe fshatarët, duke i vënë një emër turpi historisë së kundër revolucionit në Shqipëri”, thotë ai për Vjosa.net.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *