6 Tetor, 2024

Irma Libohova përlotet, ndërsa kujton bashkëshortin e ndjerë

 Irma Libohova përlotet, ndërsa kujton bashkëshortin e ndjerë

Në një intervistë për emisionin “Wake Up”, Irma Libohova kujtoi bashkëshortin e saj të ndjerë, Besnik Kason, dhe nuk mundi t’i mbante lotët. Ajo e kujton partnerin e jetës si një njeri të respektueshëm dhe të kulturuar, që bënte shumë pas familjes dhe gruas.

Ndërsa tregoi një histori të orës që i sjell kujtime nga ai, Irma u përlot.

“Im shoq ka qenë koleksionist orësh, i donte shumë dhe kishte lloj-lloj. Në momentin që po vija sot këtu, po kontrolloja dhe mora një nga orat.

Ngaqë ne udhëtonim shpesh, ora është me të dyja kohët, domethënë brenda orës ka dy ora. Një e vinim në Amerikë kur shkonim atëherë dhe një me orën e Europës.

E nxora, thashë ta vë, por jo! Sepse më sjell nëpër kujtime, e lashë prapë aty dhe mora këtë.

Ka qenë një njeri që rrinte me libër, gdhihej, flinte, zgjohej me libër me vete.

Njeri i formuar, i kulturuar që ka ditur çfarë është respekti, çfarë është gruaja, si respektohet, çfarë është familja.

Si i bëj tani këto analiza, dikur i kam pasur në të gjithë jetën time si kurorë të bukur…

Sot i kujtoj thjesht si….”, tha ajo duke u përlotur.

Aktori Besnik Kaso u nda nga jeta në vitin 2017.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *