Historia tragjike e “Kanan Tafilit” të luajtur nga Timo Flloko: E fejuara e tij vrau veten, ditën që mësoi lajmin për vdekjen e tij
Ne 10 janar 1944 eshte vrare Kajo Karafili (Kanan Tafilit tek filmi “Shtigje lufte”).
U vra nga nje snaiper gjerman gjate nje lufte qe u be ne Lis-Patros ndermjet partizaneve te Pezes dhe nje kompanie gjermane te cilet i solli aty nje ushtar gjerman i cili ishte mbajtur rob ne ceten e Pezes por kishte arritur te ikte rreth dy dite me pare.
Gjermanet dhe disa shqiptare e gjeten pas disa ditesh vendin ku qe varrosur, e nxorren dhe e vendosen ne Kavaje, ku e lane disa dite (foto e meposhtme).
Diten qe u vra Kajo, edhe e fejuara e tij Myrvete Peza vrau veten kur mori vesh lajmin.
Historia eshtë treguar nga veterani 90 vjecar Sali Verdha ne 2007.
Kjo histori pastaj u bë edhe film, “Shtigje lufte”.
Rolin e Kajo Karafilit “Kanan Tafili”, e luajti Timo Flloko, që ka bërë një interpretim të mrekullueshëm.
“Shtigje lufte” konsiderohet një nga filmat më të mirë shqiptar, nga i cili kanë mbetur në memorien tonë dhjetëra batuta.
Por historia pas këtij filmi, është vërtet tragjike.
Ashtu siç në fakt është vetë lufta.
Vetëm se intrepretimi i Timo Fllokos dhe të tjerëve, e bën këtë histori të pavdekshme.
Dhe u tregon ndërkohë edhe atyre që kërkojnë ndalimin e filmave të komunizmit, se ia fusin kot kur thonë se ata kanë qenë thjesht filma propagandistik.
Ky film tregon një histori reale nga lufta e partizanëve, atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit, jo atyre që bashkëpunuan me okupatorin, pasardhësit e të cilëve, sot kërkojnë ndalimin e këtyre filmave.
1 Comment
Edhe une mebdij se e ashtuquajtura lufte nacional çlirimtare eshte mashtrim. Dhe ju jeni te droguar nga Enver Muti.
E pra une nuk jam pasardhes ballistesh, por familje partizanësh.