6 Tetor, 2024

Historia e vërtetë dhe tragjike e Kreshnik Martinit, luajtur nga Llazi Sërbo

 Historia e vërtetë dhe tragjike e Kreshnik Martinit, luajtur nga Llazi Sërbo

Pal Melyshi (1926-1950, vjec 24), Hero i Popullit, u vra ne 12 prill 1950.

Ne filmin ‘’Operacioni Zjarri’’ 1973, Llazi Sërbo (1945-2010, vjec 65) eshte ne rolin e Pal Melyshit (Kreshnik Martini).

Pal Melyshi, pas vrasjes se Bardhok Bibes ne gusht 1949, infiltrohet tek nje nga grupet qe luftonin ne veri dhe pas rreth 1 viti, diten kur ai niset te iki jashte shtetit, degjon qe ky grup do vrase dy te deleguar nga Tirana, dhe rikthehet perseri per te mos lejuar kete vrasje.

Ai kishte njoftuar eproret e tij (Kadri Hazbiun) qe ate nate po ikte, gjithashtu edhe nje person tjeter (‘’Gjethi i kuq’’ ne film) i infiltruar ne te njejtin grup kishte njoftuar qe ai kishte ikur, dhe forcat e ndjekjes ate nate sulmuan grupin duke mos e ditur qe ai ishte aty (edhe ai nuk e dinte qe do sulmohej grupi ate nate) dhe keshtu u vra gabimisht nga forcat e ndjekjes (askush nuk e dinte qe ai ishte i infiltruar, pervec shume pak personave ne Tirane).

Pra per ju qe keni pare filmin ‘’Operacioni Zjarri’’ 1973 me aktorin Llazi Serbo, ai film eshte pergjithesisht real me perjashtim te fundit kur fillon lufta dhe ne realitet ai vritet, nuk shpeton sic e tregon filmi.

Ate e varrosen ne nje grope bashke me ata 6 te tjeret qe u vrane, ndersa naten me urdher te Kadri Hazbiut e moren dhe e varrosen fshehtas ne Tirane.

Mbas rreth 5 vjetesh u tregua e verteta dhe ai u shpall hero.

2 Comments

  • Lavdi jetes dhe vepres se Pal Melyshit dhe aktorit te shquar Llazi Serbo qe na ka dhene nje hero te vertete, realist e frymezues!
    Per sqarim:
    Pal Melyshi vertet eshte rivarrosur ne Tirane, po jo fshehtas. Te pakten keshtu nuk mund te thuhet. Ai eshte varrosur i veshur arkivoli me flamurin kombetar dhe mbi varrin e tij kane bere te gjitha nderimet qe i meritonte ai hero i heshtur. Ka nje foto qe tregon kete cast te dhimbshem e tragjik, ku jane disa eksponente te rendesishem te MPB dhe te Sigurimit te shtetit qe bejne homazhe mbi varrin e 24-vjecarit, te lavdishmit Pal Melyshi. I perjetshem kujtimi i tij!

  • Lavdi deshmorit Pal Melyshi!
    I paharruar dhe aktori i madh Llazi Serbo!
    🙏🏻🙏🏻🙏🏻

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *