6 Tetor, 2024

Historia e Chuck Norris, i cili hoqi dorë nga karriera për t’u kujdesur për gruan e tij të sëmurë!

 Historia e Chuck Norris, i cili hoqi dorë nga karriera për t’u kujdesur për gruan e tij të sëmurë!

Disa njerëz vendosin të largohen nga puna kur një anëtar i familjes ka një sëmundje që kërkon më shumë vëmendje dhe kujdes. Pikërisht kështu ndodhi me Chuck Norris, i cili vendosi të rrezikojë karrierën e tij të suksesshme për t’u bërë kujdestari dhe mbështetësi kryesor i gruas së tij, Gena, kur ajo u sëmur.

Aktori i njohur dhe specialisti i arteve marciale ka qenë pjesë e shumë produksioneve të Hollywood-it, në të cilat ai ka luajtur rolin e një njeriu të fortë dhe të ashpër, duke përfshirë “Walker, Texas Ranger”, i cili u bë një hit i madh.

Mirëpo Norris ka edhe një anë tjetër të tijën, atë sentimentale, të cilën e shfaq me bashkëshorten e tij, modelen Gena O’Kelly, me të cilën është i martuar që nga viti 1998 dhe me të cilën ka 2 fëmijë.

Në vitin 2013, gruaja e tij u diagnostikua me artrit reumatoid. Fatkeqësisht, me kalimin e ditëve, Gena filloi të ndihej ndryshe dhe pas një muaji vuante nga djegia në pjesë të ndryshme të trupit. Ato vizita në urgjencë ishin një nga të shumtat për çiftin, për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që vuante modelja.

“Kur mbërrija, më pyesnin se çfarë nuk shkonte dhe unë u thosha se nuk e dija, se nuk ndihesha mirë, se ndieja sikur digjesha, sikur kisha acid brenda trupit”, tha ajo.

Kështu kaluan 5 muaj të gjatë në të cilët jeta e Genës pësoi një ndryshim rrënjësor, duke arritur deri në atë pikë sa të ndihej aq keq sa nuk mund të kujdesej për veten.

Mjekët kryen teste të ndryshme për të gjetur një diagnozë, nga kanceri te Parkinson, e deri te skleroza e shumëfishtë, ndërkohë që Gena po merrte gjithashtu informacione.

Përkeqësimi i shëndetit të Genës bëri që ajo të kalonte një makth, pasi u shndërrua nga një person shumë i shëndetshëm dhe energjik, në një person që rrinte në shtratin e spitalit.

Megjithatë, ishte në këto kohë të vështira që bashkëshorti i saj, Chuck, nderoi premtimin e bërë gjatë martesës së tyre: të ishte pranë saj në sëmundje dhe në shëndet.

Aktori vendosi të linte mënjanë karrierën e tij për t’u bërë një kujdestar me kohë të plotë për partneren e tij të dashur të jetës, duke qenë pranë saj në procesin e rikuperimit të saj.

“Burri im i mrekullueshëm ishte shtrirë në një divan pranë meje gjatë gjithë kësaj kohe, madje ai më lexoi 17 libra”, tha gruaja e Norris.

Ishte një kohë e vështirë për familjen, por që ia dolën ta kalonin falë bashkimit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin.

“Hoqa dorë nga karriera ime për t’u fokusuar te Gena. Mendoj se kjo çështje është kaq e rëndësishme”, tha Chuck në një intervistë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *