Frederik Ndoci: Pse nuk duhen zhdukur filmat e komunizmit
Kantautori Federik Ndoci, është shprehur se filmat e komunizmit nuk duhet të zhduken pasi janë pjesë e historisë.
Ndoci i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albani, theksoi se diçka zhduket është rrezik që të përsëritet.
“Ça të keqje ka tek ‘Beni ecën vetë” ose “Zonja nga Qyteti”. Është një periudhë që është pjesë e historisë.
Është pjesë e historisë. Diçka që zhduket është rrezik të përsëritet. Është pjesë e historisë edhe pse është errët”- nënvizoi Ndoci.
Ai tha se duhet të merremi me edukimin e rinisë, jo me zhdukjen e filmave shqiptarë.
Ndoci është shprehur se injoranca në ditët e sotme po kthehet në monument.
Ai theksoi se rinia nuk është e edukuar mirë ndërsa u shpreh kritik për flamurin me yll që u shfaq në festivalin “Sunny Hill”, duke thënë se një fenomen i tillë duhet të dënohet
“Është paradoksi i kohërave. Injoranca po kthehet në monument. Po harrohet thelbi kryesor, ne s’kemi rini të edukuar sot.
Nuk edukohet rinia duke vendosur në shesh flamuj me yll. Këta janë fenomene që duhen dënuar”- theksoi Ndoci.