Eva Alikaj habit me vendimin e fundit të saj (dhe jo të gjithëve do iu pëlqejë)
Big Brother VIP” do t’i bashkohet një konkurrente e re, e cila do të habisë jo vetëm banorët, por edhe ju.
Anabel.al zbulon se aktorja Eva Alikaj do të hyjë puntatën e së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Emri i saj si banore në BBVA përflitet që prej edicionit të kaluar.
Kujtojmë se banorëve iu kërkua që të mësonin disa pjesë nga “Pallati 176” për t’i interpretuar.
Burimet zbuluan se Eva do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e reality show-t.
Kujtojmë se Eva Alikaj tek “Pallati 176” ka patur rolin e Elsës.
Eva ka shprehur më parë se e ka menduar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se [më thanë që të mos futesha] unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”.
Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”.
Eva Alikaj mungon prej kohësh në skenën shqiptare, por hyrja në Big Brother ndoshta s’është vendimi i duhur.
Kjo, duke parë formatin e këtij shou por dhe staturën e vetë Evës, e cila konsiderohet një aktore e madhe, jo një personazh anonim si ato që janë në big Brother!