5 Dhjetor, 2024

Endri Prifti akuzoi për grabitje ish-bashkëshorten, prokuroria e Korçës sekuestron shtëpinë

 Endri Prifti akuzoi për grabitje ish-bashkëshorten, prokuroria e Korçës sekuestron shtëpinë

Më 20 Prill 2022, këngëtari korçar Endri Prifti denoncoi ish-bashkëshorten. Sipas tij, Anjeza Kolevica me ndihmën e Kadastrës së Korçës i kishte grabitur shtëpinë.

Ish-çifti u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë.

Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim, që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi, duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi.

Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehu nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmoi të kundërtën. Për pasojë apartamenti që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj dy herë brenda 1 muaji.

Por pas denoncimit të këtij rasti në emisionin ‘Stop’, Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedimin dhe sekuestruar apartamentin, që ish-gruaja e këngëtarit e mori dhe e shiti pa të drejtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *