26 Dhjetor, 2024

E dashura e Ismail Kadaresë, rrëfehet Rajmonda Bulku: Ja cila është e vërteta e marrëdhënieve të mia me të

 E dashura e Ismail Kadaresë, rrëfehet Rajmonda Bulku: Ja cila është e vërteta e marrëdhënieve të mia me të

Kohë më parë, Kastriot Myftaraj shkruante se aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka qenë e dashura e Ismail Kadaresë.

Kjo gjë në fakt përflitej prej kohësh në Tiranë dhe është një histori gati publike, e pranuar dhe nga vetë bashkëshortja e Kadaresë, Helena.

Por çfarë thotë vetë Rajmonda Bulku për këtë histori? Natyrisht ajo e mohon, por ata që kanë jetuar atëhere në Tiranë, e dinë fare mirë aferën e tyre.

Një gazetë e përditshme në Tiranë ka botuar një shkrim me autor Kastriot Myftaraj, ku aludohet për një lidhje dashurie mes jush dhe shkrimtarit Ismail Kadare. A është e vërtetë?

Ju më pyesni, por mua më vjen zor edhe nga pyetja. Është abuzim që nuk njeh kufij, por që unë do t’ia tregoj shumë shpejt kufijtë nëpërmjet ligjit. Me familjen Kadare unë kam një miqësi prej 30 vitesh, kemi pasur hyrje-dalje familjare të ngushta dhe fëmijët tanë kanë lozur bashkë. Mbase nuk do të isha indinjuar kaq shumë, nuk do të isha fyer e revoltuar kaq thellë në shpirt sikur të bëhej fjalë për ndonjë thashethem tjetër, por prekjen e një miqësie të tillë nuk e toleroj dot.

Kur e keni njohur për herë të parë Kadarenë?

Nuk e mbaj mend saktë, por ka qenë viti 1978. Mbase edhe 1977, nuk më kujtohet mirë, por di që ka qenë pas xhirimit të filmit të katërt “Emblema e dikurshme”.

Po Helenën?

Thuajse njëkohësisht, pasi kisha luajtur në filmin me skenar të saj “Nusja dhe shtetrrethimi”. Megjithatë, në ato kohë sapo ishim njohur dhe me kalimin e viteve miqësia jonë erdhi dhe u forcua gjithnjë e më shumë. Tani që po flasim për Helenën, më kujtohet një episod i thjeshtë, por që nënkupton shumë për miqësinë tonë. Ime bijë, Hega, i hidhej vazhdimisht në qafë Helenës dhe kur kjo e pyeste se “kush je ti?”, vajza i përgjigjej: “Jam Hëna”. Pra, fëmijët e mi janë rritur në atë familje.

Në shkrimin e së përditshmes aludohet se lidhja ka nisur në fillim të viteve ‘70…

Sërish me këtë? A e kuptoni se çfarë thoni?! Jam shokuar, jam shokuar, jam shokuar se deri ku shkon perversiteti mendor i disa të ashtuquajturve gazetarë apo analistë. Gjithnjë kam qenë tolerante ndaj medias, por këtë nuk kam për ta falur kurrë. Jua sqarova të vërtetën dhe çdo pyetje e juaja që i kthehet sërish kësaj teme mua më duket fyerje.

Kështu është shkruar tek e përditshmja…

Përmendja emrin asaj gazete që ka shpifur, quhet gazeta “Sot”. Se edhe atë e kam hedhur në gjyq bashkë me Myftarajn. Por shpifjet e tij janë aq të ulëta, aq tendencioze, aq dashakeqe, sa bie në gropë me këmbët e veta. Ai fantazon, krijon halucinacione për një kohë kur unë kam qenë fëmijë. Miqësia familjare me Kadarenë ka nisur në fund të viteve ’70, është forcuar pas viteve ’80 dhe asgjë nga ato çfarë shkruan Myftaraj, duket qartë nën dritë të diellit që është një blof dashakeqës. Duket që nuk e di aspak jetën time. Bëjini vetë llogaritë, kam qenë fëmijë, minorene për kohën kur baltos Myftaraj dhe as e kam njohur fare Kadarenë për kohën kur ai del në konkluzione me çmenditë e tij.

Na del dhe një Kadare i akuzuar për pedofili atëherë?

Po ç’janë këto, se na çmendët…?! Nuk e kam mbledhur akoma veten nga budallallëqet, tani më nxirrni të tjera.

Po fëmijët tuaj si e kanë përballuar gjithë këtë histori?

Fatmirësisht fëmijët e mi janë aq mendjehapur, sa të mos merren me thashetheme. Janë edukuar e rritur në mes intelektualësh e artistësh dhe shpifje të tilla nuk janë “brumë” për ta. Me një nënë aktore si unë, djali dhe vajza ime nuk marrin për bazë çdo gjë që dëgjojnë. Nuk them dot që nuk ishin të mërzitur, dhe kjo jo për faktin se çfarë kishin lexuar aty, por që më panë mua tejet të prekur.

Po bashkëshorti juaj, Fatos Pashko, si ka reaguar?

Fatosi heshti në fillim dhe e shikoja të menduar, por kur i thashë që do të bëj padi ndaj gazetës dhe Myftarajt, atëherë iu çel fytyra. E kishte pritur këtë dhe e kishte dashur më shumë se sa unë këtë padi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *