“Debatiksat” e vërtetë mblidhen 62 vjet pas filmit të famshëm: Historia e vërtetë e filmit
62 vjet pas filmit të famshëm “Debatik”, në Tiranë janë mbledhur “debatiksat” e vërtetë.
Ata kanë kujtuar 81-vjetorin e organizatës së fëmijëve antifashistë, pikërisht me emrin “Debatik”.
Pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë edhe dy nga “debatikasit” e mbetur gjallë, Hulusi Hako dhe Servet Agalliu.
Historia e filmit
Viti 1942. Tre vjet mbas pushtimit fashist fëmijët krijojnë organizatën e fëmijëve anti-fashistë që e quajtën DEBATIK (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste).
Pra historia e filmit, për ata që jetojnë sot dhe mendojnë se është fantazi, apo pë rata që mohojnë luftën antifashiste nga partizanët, në fakt është e vërtetë.
Në film, Coli, një djalë i varfër jetim, pranohet në DEBATIK.
Ai arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth por vritet gjate këtij aksioni.
Xha Demiri e gjen të vdekur dhe e merr në karrocën e vet, pjesë ku dhe filmi mbyllet.
Skenë kjo, që ka përlotur shumë njerëz.
Ajo që nuk dihet, është nëse ka ekzistuar vërtet personazhi Coli dhe nëse është vrarë.
Por historia e filmit, pra që ka ekzistuar organizata antifashiste e fëmijëve me emrin “Debatik”, është e vërtetë.