26 Dhjetor, 2024

Dashuria s’njeh moshë: Viktor Zhusti, në një romancë me violinisten 22 vjet më të re

 Dashuria s’njeh moshë: Viktor Zhusti, në një romancë me violinisten 22 vjet më të re

Pak ditë më parë, aktori i madh Viktor Zhusti festoi 80-vjetorin e lindjes së tij, në një darkë shumë private të organizuar në një nga restorantet e njohur të peshkut në Elbasan.

Aktorin e surprizoi e dashura e tij e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi.

Ajo kishte udhëtuar (për ta befasuar dhe lumturuar partnerin e saj), direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës.

Lajmi i bujshëm bëhet me dije nga revista Story.

Ata u përpoqën ta mbanin private festën e ditëlindjes, por revista ka zbuluar për herë të parë këtë histori të bukur dashurie me 22 vite diferencë, pasi e zgjedhura e tij është 58 vjeçe.

Shprehja “Dashuria nuk njeh moshë” është tashmë një klishe, por në rastin e Viktor Zhustit klisheja thyen shumë klishe të realitetit shqiptar.

E dashura e aktorit quhet Margarita Plesti.

Historia e tyre që thuhet se mund të ketë nisur në Athinë diku rreth viteve 2010, me kthimin e Zhustit në Tiranë ka vazhduar po njësoj e bukur dhe e fortë edhe pse në distancë.

Çiftit janë parë gjithmonë bashkë, madje Viktor Zhusti është prezantuar dhe kalon kohë me dy vajzat e Margaritës nga martesa e mëparshme. Si dy artistë të vërtetë, duket se Viktori ka gjetur lumturinë dhe qetësinë tek Margarita e tij.

Duket se në Athinë, kryeqyteti i Greqisë ku lindi në 8 dhjetor të vitit 1942, Viktori ka gjetur dashurinë e tij, vite më vonë pas divorcit.

Aktori që ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90-të, kur lulëzonte prodhimi në Kinostudio “Shqipëria e Re”, ishte një nga aktorët më të kërkuar.

Galeria e roleve të Viktor Zhustit është mjaft e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babanë e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet.

Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “Nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros.

Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me “Të gjithë kanë huqe”, e ktheu Zhustin pas gati 20 vjetësh sërish në vëmendjen e publikut. Pas këtij rikthimi jeta e tij artistike në Shqipëri ka qenë mjaft dominonte me role në kinema, teatër, produksione televizive apo dhe si moderator i një prej edicioneve të fundit të Festivalit të Këngës në RTSH.

Triumfi i tij më i fundit në teatër ishte këtë sezon ishte vepra “Mbreti Lir” e Shekspirit. Premiera “Mbreti Lir” u ngjit në skenë pikërisht me pjesëmarrjen e aktorit të njohur, Viktor Zhusti dhe në role janë dhe të tjerë aktorë, që publiku i ka vlerësuar në teatër. E bashkë me suksesin në skenë, Viktori shijon dhe dashurinë në prapaskenë, një melodi për shpirtin e tij, inspiruese për një dedikim ashtu si “MARGHERITA” e Riccardo Cocciante-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *