25 Dhjetor, 2024

Çfarë ka ndodhur me Eva Alikajn?

 Çfarë ka ndodhur me Eva Alikajn?

Nostalgjikë e njohin si “Elsa”, personazhi i “Pallati 176”, që mbetet ndër komeditë më brilante të vendit tonë. Aktorja Eva Alikaj identifikohet tashmë me personazhin që ka luajtur, duke vijuar të mbetet ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Për shumë vite ajo ishte shkëputur nga publiku, duke u përqëndruar vetëm tek jeta personale, por edhe projektet e reja. Megjithatë, rikthimi në ekran dhe përkatësisht pjesëmarrja në Big Brother e ktheu dhe njëherë në fokusin e publikut. Pjesëmarrja e Evës pritej me shumë interes, pasi nostalgjikët donin ta shihnin në të përditshmen e saj.

Por dueht thënë se eksperienca për të ishte e shkurtër dhe jo shumë e mirë. Aktorja Eva Alikaj u përjashtua nga Big Brother VIP pas dhunës verbale ndaj Luizit, pas një debati të ashpër që zhvilluan sëbashku. Që nga ajo kohë, Eva nuk është shfaqur në media, duke preferuar të qëndrojë në hije, sa të kalojë shija e keqe e asaj eksperience. Megjithatë, paparaci ynë ka mundur ta shkëpusë disi nga e përditshmja e saj, teksa aktorja ka qenë duke mbajtur rradhën në bankë.

E veshur me një fustan të gjatë dhe atlete, Eva kishte zgjedhur mos të grimohej, duke preferuar komoditetin që pamja natyrale i jep. Pas pjesëmarrjes së shkurtër në Big Brother, në rrjet videot e saj qarkullonin shpesh, duke ngritur dyshime rreth shëndetit të aktores.

Konflikti me Luizin, por gjendja e rënduar psikologjike e saj, kanë bërë që fansat të shqetësohen për të. Eva Alikaj i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit, e ftuar në ekran pasi u përjashtua nga Big Brother.

“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.

“Mendoj se u skualifikova shumë shpejt. Është faji im. Shpresova shumë të të toleronin pak, se tani do të fillonte loja ime. Por gjithsesi, kërkoj falje për sjelljen time. Unë arrita ekstremin dhe kërkoj ndjesë. Por çdo njeri në familjen e tij ka moment që del nga vetja. Unë as nuk e di nga më doli ajo frazë (ta çaj kafkën). Njerëzit mbajnë mend vetëm atë dhe unë për atë frazë kërkoj ndjesë”, tha ajo.

“Unë duhet të jem shembull”, tha Eva. Aktorja e njohur la të kuptohet se ndoshta bëri gabim që hyri në Big Brother. Por ditët e rënduara për aktoren e dashur tashmë kanë përfunduar.

Ashtu si mund të dallohet edhe nga fotot, tashmë Eva shfaqet më e qetë, ku si çdo njeri tjetër pret rradhën në bankë. E shoqëruar si gjithnjë nga sytë e kureshtarëve, që pas lavdisë së saj si “Elsa”, e panë edhe në ditë të keqija si Eva.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *