26 Dhjetor, 2024

“Çfarë bën, nuk je nisur akoma të japësh konkursin?” Timo Flloko tregon si u bë aktor

 “Çfarë bën, nuk je nisur akoma të japësh konkursin?” Timo Flloko tregon si u bë aktor

“Fati! Rastësia!” Kështu përgjigjet Timo Flloko kur u pyet si iu fut aktrimit.  Ai tregoi se si u bë aktor.

Aktori i madh u shpreh se ka takuar Vasillaq Godon i cili e sugjestionoi që të merrte pjesë në konkursin e aktrimit.

Flloko rrëfeu se dëshironte të bëhej aktor, por kurrë nuk e mendonte se mund të bëhej i tillë, prandaj sipas tij gjithçka ndodhi rastësisht.

Timo Flloko: Ka qenë një student i vitit të tretë. Unë bashkë me vëllanë tim, Aleksandrin, i cili qe, ai nuk është më, ka qenë një nxënës i shkëlqyer, ai ishte i dashuruar pas teatrit, pas kinemasë, mësimet e para të dashurisë për artin i kam marrë prej tij.

Shkuam për herë të parë, se ishte trendi të rinjtë atëherë shkonin në plazhin e ri, atje ishin moli që hidheshin, ndërsa plazhi i vjetër ishte për njerëz të kaluar në moshë.

Nuk di se ç’na ndodhi, do luanim futboll a diçka e tillë që nuk u bë as futbolli që shkuam në plazhin e vjetër. Aty takojmë një mik, një student të shkollës atëherë, Vasillaq Godo, një aktor të Teatrit të Vlorës. Ishte student. Çfarë bën ti më thotë mua. Urdhëro i thashë.

Na takon aty, çfarë bën thotë, nuk je nisur? Ku të nisem i thashë. Në shkollë o të japësh konkursin sot është data 29 Qershor, në datë 4 mbaron konkursi, nuk je nisur akoma.

Blendi Fevziu: Ndërkohë ti nuk e kishe shprehur kurrë këtë dëshirë?

Timo Flloko: Absolutisht. Unë dëshiroja të bëhesha, por nuk vesoja kurrë se mund të bëhesha aktor. Më pëlqente arit por as e mendoja që mund të isha unë një kandidat për tu bërë aktor, kështu që ndodhi rastësisht dhe më sugjestionoi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *