6 Tetor, 2024

Bujar Kapexhiu: Mirush Kabashi ishte një njeri dhe artist i rrallë, do na mungojë

 Bujar Kapexhiu: Mirush Kabashi ishte një njeri dhe artist i rrallë, do na mungojë

Regjisori Bujar Kapexhiu është shprehur se artistët si Mirush Kabashi janë të rrallë.

Në një intervistë për News24, regjisori u shpreh se Mirush Kabashi ishte i përsosur në të gjitha zhanret dhe ndarja e tij nga jeta ishte humbje e madhe.

“Është një artist i rrallë, ishte i përsosur në të gjitha zhanret. Ishte një njeri i rrallë dhe ishte humbje e madhe, ishte mësues për të gjithë.

Ishte talent i veçantë. Nuk shikonte vetëm rolin e tij, por edhe të partnerit të tij. Kishte kontribut të veçantë në aktivitetin që merrte pjesë.

E kam pasur edhe në shfaqjet e mia si regjisor dhe ishte moderator i spektaklit, dhe ishte i shkëlqyer. 

Ai e përpunonte tekstin në çdo germë, një saktësi, korrektësi. Si Mirush Kabashi janë të rrallë”, tha Bujar Kapexhiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *