5 Dhjetor, 2024

Befason Irini Qirjako: Kanë dashur të më rrëmbenin në Greqi!

 Befason Irini Qirjako: Kanë dashur të më rrëmbenin në Greqi!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Irini Qirjako së fundmi ka qenë e ftuar në programin “Fol me mua”, ku ka rrëfyer për publikun dhe një histori personale të cilën nuk e kishte treguar më parë.

Këngëtarja tregoi se shumë vite më parë, gjatë periudhës së diktaturës atë kanë dashur ta rrëmbejnë për në Greqi, teksa i kanë ofruar dhe kushte shumë të mira për ta mbajtur atje. Irini tha se dhe ajo vetë nuk e ka ditur këtë histori pasi e ka marrë vesh së fundmi nëpërmjet një miku të saj.

“Dilnim gati dy herë në vit jashtë shtetit edhe në kohën e diktaturës. Edhe po të më shkonte mendja unë kisha merakun e familjes, prandaj nuk doja të arratisesha. Më kanë thënë që Irini ty donin të të ‘rrëmbenin’”, ka treguar këngëtarja, teksa më tej shtoi,

“Ata kishin plan rrëmbimi për mirë në Greqi të më mbanin duke më ofruar kushte të mira, por kisha merakun e familjes. Tani ma tha këtë gjë një miku im para dy javësh në Sarandë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *