6 Tetor, 2024

Aktorja shqiptare akuzon gazetarin e njohur se i kërkoi favore s***** kur ishte studente, ta merrte në punë

 Aktorja shqiptare akuzon gazetarin e njohur se i kërkoi favore s***** kur ishte studente, ta merrte në punë

Aktorja e njohur Egla Ceno ka bërë një denoncim të rëndë.

Ajo tha se i kanë kërkuar favore seksuale, për një vend pune.

“Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim.

Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë.

Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë.

Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë”, u shpreh aktorja.

E pyetur nga aktorja tjetër Julia Ilirjani, se kush është, ajo tha se bëhet fjalë për Saimir Kodrën, që fillimisht ka drejtuar Fiks Fare, ndërsa sot drejton emisionin Stop në TV Klan.

@vellaiimadhh #bigbrothervipalbania #bbva #bigbrother #bigbrotheralbaniavip #eglaceno #julia ♬ original sound – vëllaiimadh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *