20 Shtator, 2024

Aktori i njohur: E urrej këtë botë, është false sepse ka rëndësi vetëm paraja dhe pasuria. Do largohem pa pendesa

 Aktori i njohur: E urrej këtë botë, është false sepse ka rëndësi vetëm paraja dhe pasuria. Do largohem pa pendesa

Alain Delon është një nga aktorët më të famshëm në botë, por dhe shumë i dashur për shqiptarët.

Sot ai ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Por në një rrëfim të fundit, që është bërë viral, ai shprehej i zhgënjyer nga bota.

Ai thoshte se kjo botë është false, dhe për këtë arsye do të largohet nga kjo botë pa pasur asnjë pendesë.

Delon thoshte nuk e ka problem nëse vdes, pasi kjo botë nuk ka çfarë t’i japë më.

“Do të largohem nga kjo botë pa ndjerë aspak keqardhje.

Jeta nuk ka më asgjë për të më ofruar, kam parë gjithçka, kam përjetuar gjithçka.

Por mbi të gjitha e urrej epokën aktuale, më dhemb!

Gjithçka është false, gjithçka është e mbivendosur, nuk ka më respekt për fjalën e dhënë, tani gjithçka që ka rëndësi është paraja dhe pasuria!

E di që do të largohem nga kjo botë pa u penduar”, thoshte aktori 88-vjeçar.

Dhe nuk ka faj në fakt, pasi bota e sotme është shumë ndryshe nga ajo që ka njohur ai.

Është një jetë shumë më e shpejtë dhe shumë më sipërfaqësore, ku ndjenjat dhe marrëdhëniet njerëzore janë transformuar dhe nuk kanë më vlerën që kanë pasur.

1 Comment

  • SENDI KRYERORE I JETES NE KETE BOTE WSHTE TE JET I UDHEZUAR SIQ .NA.MESONE KRIJUESI I MADHERISHEM. DHE I CETEM QE WSHTE. ALLAHU INMADHERISHEM
    PA QENE I USHEZUAR NUK SHEF QELLIMIN DHE KNAQESINE E JETES….SHASHT ZOTI TE BEHET MUSLIMANE WSHE NE KETE MOSHE QE MOSE TA GJENE VDEKJA PA IMANE .SE PAKU TE VDESE.ME. THENJEN. …LA ILAHE ILALLAH….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *