Aktori i famshëm shqiptar, që punon në ndërtim në Amerikë: Lamë dhëmbët duke punuar
Aktori i famshëm korçar, Arben Dervishi, prej vitesh jeton me familjen në Amerikë.
Por fatkeqësisht, ai nuk ushtron më profesionin e tij.
Ai punon në ndërtim.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Dervishi tregon një nga punët e tij të fundit.
“Ja kjo është Amerika.
Lamë edhe dhëmbët në punë”, thotë me dëshpërim aktori i njohur korçar.
Për shumë shqiptarë, Amerika është toka e ëndrrave.
Por rasti i aktorit tonë të dashur na tregon se realiteti është ndryshe nga sa na premtohet.
Të paktën jo për të gjithë, është fushë me lule.
1 Comment
Shumë e vërtetë. Në Kosovë e Shqipëri jetojnë në botën e ëndërrave. Mendojnë se jashtë bien paratë nga qielli dhe i gjejmë në rrugë🙈