Agron Llakaj humbet të atin, reagimi prekës: Ku e dija unë se sot do ishte puthja e fundit, tani po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Agron Llakaj këtë të enjte ka humbur babanë e tij.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë aktori me anë të një postimi tejet prekës.
Përkrah një fotoje me dy prindërit e tij, të realizuar në 88-vjetorin e të atit, Agroni ndan me ndjekësit dhimbjen e madhe që ai ndjen.
Aktori tregon se sot në mëngjes e ka takuar të atin, e ka puthur dhe përqafuar pa e ditur që ajo do të ishte hera e fundit.
“Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit 😭
Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!
U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit.
Babi im, ike…,po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi…
Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!
Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish!🙏 Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti!🙏🙏🙏
Sa më mungon mor bab…ahhhh…😭😭😭😭😭”, ka shkuar ai në postimin e tij, teksa të menjëhershme kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për të.