Sekretet e fundit të Gabriel Garcia Markez
Shërbimet sekrete meksikane e kanë spiunuar Gabriel García Markez për dekada të tëra, pasi e konsideronin agjent propagande të Kubës dhe Bashkimit Sovjetik.
Ky fakt zbulohet të një shkrim të “El Pais”, e cila së fundi ka pasur akses në arkivat e agjentëve sekretë në Mexico City.
Sipas gazetës spanjolle, shkrimtari fitues i çmimit Nobel u ndoq nga inteligjenca meksikane nga fundi i viteve 1960, në kohën e militantizmit politik më aktiv. Dhe CIA ishte “e interesuar” për aktivitetin e tij, sipas raporteve të agjentëve meksikanë.
“El País” konsultoi rreth njëqind raporte të shërbimeve meksikane mbi shkrimtarin dhe lidhjet e tij me Kubën. Sa u përket marrëdhënieve me Fidel Castron, me të cilin u njoh në Havanë menjëherë pas revolucionit të vitit 1959, gazeta vëren ndër të tjera, sipas një dokumenti të vitit 1982, Gabo ka pasur një marrëdhënie aq të forte, saqë vendosi t’i shiste Havanës të drejtat e ‘Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”, botuar vitin e kaluar.
Pak ditë më parë, shkrimtari i madh i realizmit magjik ishte rikthyer në vëmendjes mediatike për zbulimin e ekzistencës së një vajze sekrete tashmë 31-vjeçare, Indira. Ajo është e bija e një gazetareje me të cilën Markez kishte bashkëpunuar për një kohë të gjatë.