27 Dhjetor, 2024

Rrëfimi shokues i aktores Arjola Demiri

 Rrëfimi shokues i aktores Arjola Demiri

Gjatë spektaklit të kësaj të marte të “Big Brother VIP”, aktorja Arjola Demiri ka treguar historinë e jetën e saj të vështirë, teksa e ka cilësuar si një histori si ato që shohim në filma.

Arjola ka treguar se në moshën 21-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me mbarë publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër person.

Ajo thotë se e ka falur për gjashtë vite rresht dhe më pas vendosi të divorcohet nga bashkëshorti.

“Gjithçka jam sot i dedikohet nënës time. Konkurrova në Akademinë e Arteve, babi ishte i mërzitur ndërsa mami më mbështeste fort dhe më tha që të ndiqja rrugën.

Ishte njohja në vitin 2005 me babin e fëmijëve, ndryshoi Arjolën. Isha 21 vjeçe kur lindi vajza, të gjitha ëndrrat u lidhën fort me babain e fëmijëve të mi.

Pas disa kohësh ndjeva një ndryshim drastik te ai dhe mora vesh që kishte krijuar një lidhje, ishte një ndjenjë që të rrëzon dhe nuk ndihesha mirë me vetveten. Tradhtia më dobësoi si person, kam falur 6 vjet me radhë” u shpreh ajo.

Teksa më tej shtoi:

“Marr vendimin që të divorcohem, vendos të largohem nga shtëpia pa i treguar askujt. Kam udhëtuar 18 orë për të arritur në Suedi me tri fëmijët e mi.

Ishte njëri më i vogël se tjetri, 6 vjeç njëri, 5 vjeç tjetri, dhe njëra 1 vjeçe. Me tre fëmijë dhe pamundësi në një shtëpi që më vendosën të jetoj.

Qaja me orë të tëra në banjo se nuk doja të më shihnin. Unë i kërkoja llogari Zotit pse dhe çfarë kisha bërë për të merituar këtë”.

Mes lotësh, Arjola tregoi se si pasojë e depresionit që ajo kishte kaluar tentoi edhe vetëvrasjen. Fatmirësisht, ka qenë nëna e saj që mundi të ndalojë një tragjedi.

“Në 2014 kthehem nga Suedia në Tropojë. I përulem prindërve të mi që më hapën derën pa çarë kokën se çfarë thonin të tjerët.

Nëna ime ka marrë borxh për fëmijët e mi. Depresioni më kishte lëshuar në tokë. Ngjitem në katin e tretë të shtëpisë dhe po matesha të vetëvritesha.

Mami më vjen nga pas edhe më thotë e di sa kam vuajtur t’u rris, ishte e dhimbshme, jo se nuk e dija por më tha ku do lesh fëmijët e tu, do të mallkojnë shtëpitë”, rrëfeu aktorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *