26 Dhjetor, 2024

Saimir Kumbaro iu përgjigjet deputetëve të PD: Pse nuk duhet të ndalohen filmat e komunizmit

 Saimir Kumbaro iu përgjigjet deputetëve të PD: Pse nuk duhet të ndalohen filmat e komunizmit

Regjisori Saimir Kumbaro tha se nuk duhet të ndalohen filmat e periudhës së komunizmit.

Ai, duke iu përgjigjur deputetëve të PD, të cilët kërkojnë ndalimin e këtyre filmave, u shpreh se filmat janë pjesë e historisë, qoftë kjo edhe e gënjeshtërt.

“Filmat e prodhuar në komunizëm nuk i shoh, nuk shoh as filmat e mi.  Unë nuk do ti ndaloja të shfaqeshin filmat e vjetër shqiptar, janë pjesë e historisë, qoftë edhe e gënjeshtërt.

Ne në atë kohë filmat i bënim me porosi të partisë dhe jo publikut.

Kishim 3-4 komisione para se t’i shihte Enver Hoxha, derisa të vinte kino-mekaniku që shfaqte në Bllok filma që të na thoshte çfarë tha Enveri. Prisnim gjithë ankth” tregoi Kumbaro.

Ai tregoi edhe kush janë aktorët më të mire shqiptarë.

“Aktorët më të mirë për mua janë Robert Ndrenika dhe Sul Pitarka. Ka edhe të tjerë.

Nga “Koncert në ’36-ën unë kisha Margarita Xhepën që ishte profesioniste dhe një vajzë nga Opera.

Regjisorët e rinj nuk më ngrohin, marrin përsipër të bëjnë gjithçka pa ditur asgjë”, tha Kumbaro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *