26 Dhjetor, 2024

Rrëfimi i ish-oficerit të Sigurimit: Njihuni me kokën e Sigurimit shqiptar, i trajnuar nga KGB. Vdiq në SHBA

 Rrëfimi i ish-oficerit të Sigurimit: Njihuni me kokën e Sigurimit shqiptar, i trajnuar nga KGB. Vdiq në SHBA

Nga Ndriçimt Mesiti

Oficerët e Sigurimit të Shtetit

E njihja thjesht si një njeri që banonte një pallat mbrapa meje. Dija faktin që gruaja e tij ishte mbesa e Gogo Nushit. Vetëm kaq për Pilo Shanton.

Kur shkova në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme, Dega Sigurim, e njoha në dispencat me përdorim të brendshëm, si dhe në leksionet që merrnim në lendën speciale.

Lexoja dhe përthithja bashkë me to njëkohësisht paraqitjen e këtij burri vigan,  shtatlartë e shpatullgjërë, me flokë të bardhë që më dukeshin si fibra mendimi.

Vetë profesorët tanë, të cilët ishin arsimuar në Shkollën e Lartë të KGB dhe punuar e kryer detyra të rëndësishme në Organet e Sigurimit të Shtetit, kur binte fjala për personalitetin e Pilo Shantos thyenin gjurin në shenjë respekti.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur bëhej fjalë për shkencëtarin e Sigurimit të Shtetit, trurit të saj, i cili ishte Pilo Shanto, krijuesi i lojrave të mëdha të Sigurimit të Shtetit “Buza e Bredhit”, ” Liqeni i Vajkalit”:

Gjithçka kishte përfunduar me sukses. Sigurimit i Shtetit del me komunikatë në Radio Tirana:

“Fashista të poshtër, jeni të destinuar të falimentoni. Populli shqiptar do ju mbyti, kudo që të jini. Ju informon Sigurimi i Shtetit Shqiptar me radion e Et’hem Çakos. Radioloja jonë përfundoi me sukses”.

Me propozim të komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Byronë Politike, Organeve të Sigurimit të Shtetit u jepet ttulli i Lartë:

Hero i Popullit.

Merita u shkonte të gjithë kuadrove të Sigurimit, që morën pjesë në këto Lojra të mëdha, të cilat mbartnin mendjen dhe trurin e shkencëtarit të Sigurimit të Shtetit,  Pilo Shanto.

Me vonesë këto pak fjalë, kur mora vesh nga miku im, burri i respektuar Shyqyri Çiku Dade që Pilo Shanto në muajin tetor të këtij viti kishte ndërruar jetë në Amerikë. Atje banonte që nga viti 1992.

Sa inat i ka Amerika oficerat e Sigurimit të Shtetit….

Prandaj më vjen turp dhe jam tejet përçmues me ju…..që jeni kundra meje.

(Nuk na lejnë maskarenjtë dhe politikanët tanë antishqiptarë të promovojmë në kohën e duhur  vlerat e vërteta të këtij shteti).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *