26 Dhjetor, 2024

“Unë do jetoj, mos u bëni merak”, Hueyda El Saied luftoi deri në momentin e fundit

 “Unë do jetoj, mos u bëni merak”, Hueyda El Saied luftoi deri në momentin e fundit

Homazhe për artisten Hueyda El Saied janë mbajtur të martën në Tiranë, e cila u nda nga jeta para kohe në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Artistja mjaft e dashur për publikun shqiptar mbylli sot përgjithmonë në një spital të Francës ku dhe po mjekohej.

Sava Bardhi, një mikeshë dhe kolege e Hueyda, tregoi se deri para 3 ditësh kur kishte biseduar për herë të fundit me të, 46-vjeçarja i kishte thënë që “do të jetonte”.

Për mua ka qenë më shumë se një shoqe, ka qenë një motër e vërtetë. Kemi ndarë çdo gjë bashkë. Ishte një dhimbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të përjetojmë.

Ajo jetoi me shumë dinjitet. Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ‘do jetoj ju mos u bëni merak’.

Sepse ajo besonte deri në momentin e fundit që kjo gjë do kalonte dhe ne do ta vazhdonim jetën si më përpara.

Pozitiviteti e shoqëroi deri në momentin e fundit dhe kjo për mua është një gjë që më dhemb akoma sot më shumësepse ndoshta s’kishim mundësi edhe për kohën që jetojmë të ishim afër saj”, tha Sava Bardhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *