6 Tetor, 2024

Aktorja e famshme: Kam rudha dhe flokë të bardhë dhe dua të plakem natyralisht, ku është problemi këtu?

 Aktorja e famshme: Kam rudha dhe flokë të bardhë dhe dua të plakem natyralisht, ku është problemi këtu?

Sarah Jessica Parker, e cila muajt e fundit po xhiron mini-serialin And Just Like That, ringjallja e Sex and the City në Nju Jork, u sulmua ashpër nga urrejtësit pasi zgjodhi të tregohej me flokë gri dhe rudhat e pashmangshme të një gruaje (të bukur) 56-vjeçare.

Pas javësh sulmesh në mediat sociale, në TV ose në media, Sarah u shpreh kundër atyre që ajo i konsideronte si të këqija dhe mbi të gjitha sulmet seksiste:

“Nuk do të ndodhte kurrë me një burrë. Të gjithë duhet të thonë diçka. Ka shumë rudha, nuk ka shumë rudha.

Duket se njerëzit nuk duan që ne të ndihemi pikërisht aashtu si jemi, sikur duan të kënaqen duke na parë të ndjejmë keqardhje për atë që jemi sot.

Nëse zgjedhim të plakemi natyrshëm dhe të mos dukemi perfekte, ose nëse bëjmë diçka që na bën të ndihemi më mirë, ku është problemi.

Unë jam ajo që dukem sikur nuk kam zgjidhje tjetër, çfarë mund të bëj? Të ndaloj së plakuri? Të zhdukem”, pyet ajo me ironi?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *